Ndermarrja
“MEICO” (Military Export Import Company) eshte ndermarje shteterore
ne vartesi te Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise. Kjo ndermarje
eshte krijuar ne vitin 1991 me Vendim
te Keshillit te Ministrave Nr.366
date 05.10.1991 “Per krijimin e Ndermarrjes se Import
– Eksportit ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes” dhe qe nga ky
vit ushtron veprimtarine dhe aktivitetin e saj per plotesimin e
nevojave te Forcave te Armatosura Shqiptare dhe te institucioneve
te tjerame mallra importi specifike te karakterit ushtarak, si dhe
eksportete mallrave ushtarake te reja dhe stoqeve te Ushtrise Shqiptare,
si dhe te prodhimeve te industrise ushtarake. “MEICO “ perbehet
nga nje staf i specializuar ne fushen e importeve dhe eksporteve.